eng_flag English
Rregullore
Si mund të luaj?
     
  Të dhëna rreth kompanisë

Rregullore

Manual Përdorimi
 

Rregullore e lojrave ne "EUROBEST"
Kushtet dhe rregullat e pjesemarjes

Rregullore e lojrave ne “EUROBEST”

Fitues:

Nënkuptohet ai lojtar që gjen të gjitha parashikimet e vëna në një bast.

Fitimi:

Llogaritet duke shumëzuar shumën fillestare me kuotën e ndeshjes së zgjedhur. Në rastin e zgjedhjeve të më shumë se një ndeshje me të njëjtin bast, shuma e fitimit llogaritet duke shumëzuar prodhimin e kuotave të zgjedhura me shumën fillestare.

Loja me rezultatin përfundimtar (RP):

Nënkupton parashikimin e një ndeshjeje në përfundimin e rregullt të saj. Minimumi i kësaj loje është 3 ndeshje. Ndeshjeve që Kompania u vendos shenjën * apo T luhen teke.

Sistem:

Metodë e shkurtër për të paraqitur bastin e shumëfishtë.

Loja Dopio Parashikim (DP):

Nënkupton një mundësi të dyfishtë për të gjetur rezultatin e një ndeshjeje. Minimumi është 4 ndeshje.

Loja Handicap (Hand):

Gol që i shtohet njërës prej skuadrave për të vlerësuar fituesin në përfundim të garës. Zakonisht zbatohet një vlerë negative për skuadrën favorite që nis kështu takimin me një numër golash në disavantazh. Minimumi është 1 ndeshje.

Loja: Sasia e Golave Përfundimtarë (SGP):

Nënkupton sasinë e golave që shënohen në një ndeshje, pavarësisht nga skuadra që i shënon. Mundësitë janë 0-1, 0-2, 2-3, 3+, 4+, 7+. Minimumi është 2 ndeshje.

Loja e rezultatit të pjesës së parë (45’):

Nënkupton vetëm rezultatin e pjesës së parë. Minimumi është 3 ndeshje.

Loja pjesa e parë – përfundim ( 45 – 90’ ):

Nënkupton saktësinë e pjesës së parë dhe rezultatin final. Minimumi është 1 ndeshje.

Loja Sasia e Golave në Pjesën e Parë (SG):       

Nënkupton sasinë e golave që shënohen vetëm në pjesën e parë në një ndeshje. Minimumi është dy ndeshje.

Loja Bën Gol Skuadra ( BGS):

Nënkupton se cila prej skuadrave kalon në avantazh e para. Minimumi është 1 ndeshje.

Loja Rezultat i Saktë (RS):

Është përcaktimi ekzakt i rezultatit të një ndeshjeje. Minimumi është 2 ndeshje.

Loja e Kombinuar (MIKS):

Nënkupton plotësimin e biletave me parashikime nga lojra të ndryshme. Minimumi i ndeshjeve është 2 dhe 2 lojra të ndryshme. Në skedinë nuk mund të luhet e njëjta ndeshje për parashikime të lojrave të ndryshme.

Kushtet dhe rregullat e pjesemarrjes

Rregulla te pergjithshme:

Çdo lojtar detyrimisht të pranojë para parashikimit të bastit, që të gjitha të dhënat që ai ka shënuar, janë bërë me vullnetin e tij.

KUJDES: Basti i konfirmuar nuk mund të anullohet  ose modifikohet.

Pjesëmarrja në lojën e basteve është e ndaluar për të miturit.

Lojtar fitues është ai lojtar që gjen të gjitha parashikimet e vëna.

Pagesa maksimale për biletë është në varësi të koefiçentëve të zgjedhur.

Të gjitha kuotat janë të vlefshme vetëm për kohën e rregullt të lojës prej 90 minutash.

Lojtari duhet të verifikojë biletën për saktësinë e parashikimeve të plotësuara.

Fitimet i paguhen vetëm prurësit të biletës fituese. Bileta fituese shpallet vetëm nga Qendra e Kompanisë.

Kompania ruan të drejtën të kryejë ndryshime në skedinë, ose të krijojë kuotat e një ose më shumë ndeshjeve.

Oraret e ndeshjeve të paraqitura në skedinë tregojnë kohën deri në të cilën Kompania pranon parashikime dhe jo patjetër kohën e fillimit të ndeshjes.

Kompania ka të drejtën të kufizojë dhe të mos pranojë baste pa dhënë asnjë lloj sqarimi.

Takimet që kanë filluar para plotësimit të biletës njihen me koefiçentin 1.

Në rastet kur ndeshja luhet në fushë neutrale, ajo do të njihet e rregullt edhe kur nuk është shpallur e tillë (neutrale) nga Kompania.

Fitimi maksimal nga një biletë është 500.000  lekë e konvertuar edhe në valutë.

    Në rastet kur shumat e luajtura janë nga 50 lekë – 500 lekë (të reja), fitimi      llogaritet me 1000-fishin e biletës pa llogaritur vlerat që mund të arrijnë këto fitime.

    Në rastet kur vlerat e kalojnë këtë shumë  Kompania nuk i njeh ato.

Nëse një ndeshje ndërpritet pasi ka filluar dhe nuk rifillon brënda ditës, do të njihet me koefiçentin 1.

Në një biletë lejohen deri 10 ndeshje dhe jo më shumë se 5 parashikime X.

Fitimet që nuk kërkohen në afat kohe deri në 30 ditë, të llogaritura një ditë pas zhvillimit të ndeshjeve, nuk paguhen dhe shumat kalojnë për qëllime bamirësie dhe sportive.

Për çdo reklamim lojtari paraqitet vetëm në pikën ku ka plotësuar biletën në afatin 30 ditë, llogaritur pas zhvillimit të ndeshjeve.

Minimumi i bastit të pranuar për biletë për lojrat Rezultati Përfundimtar, Rezultati i Pjesës së Parë dhe Handikap është 50.00 lekë dhe i kombinimeve në Lojën me Sistem është po kaq. Për lojrat e tjera minimumi është 200.00 lekë.

Në rastin kur një ndeshje e shtyrë ose e pezulluar është përzgjedhur brënda një basti të shumëfishtë, basti në vetvete mbetet i vlefshëm dhe do të llogaritet në bazë të rezultateve të ndeshjeve që janë luajtur rregullisht.

Kuotat e shpërndara me çfarëdo mjeti nga Kompania, kanë vlerë thjesht informuese. Kompania ka të drejtën të modifikojë kuotat apo të korrigjojë gabimet e dukshme të ardhura nga shtypja, kopjimi kompjuterik, etj.

Datat dhe oraret e ndeshjeve të dhëna me çdo mjet informimi nga Kompania kanë vlerë thjesht informuese. Në çdo rast janë të vlefshme oraret dhe datat zyrtare të dhëna nga Federata Kompetente.

Asnjë kundërshtim nuk do të merret parasysh në bazë të datave dhe orareve të marra nga gazeta apo Kompani të tjera.

Kompania nuk mund të ndjehet në asnjë mënyrë përgjegjëse në rast të publikimit të rezultateve të gabuara.

Në çdo rast ka vlerë rezultati i shpallur nga Organi Kompetent në përfundim të ndeshjes. Çfarëdo modifikimi të mëvonshëm që mund t’i bëhet rezultateve për arsye disiplinore etj, nuk do të ketë asnjë efekt në përfundim të basteve.

Në rastet e parregullsive në zhvillimin e ndeshjeve

Kompania ka të drejtën e pezullimit të pagesës së fitimeve deri në përfundim të verifikimeve të nevojshme. Kur verifikimet do të konfirmojnë parregullsi bastet do të konsiderohen me koefiçent 1.

Në qoftë se ka ndërhyrje dhe abuzime për prishjen me qëllim përfitimi do të veprohet si më poshtë vijon:

     Bookmakers–it i bëhet kallëzim Penal në Prokurori.

     I konfiskohet garancia e depozituar pranë Kompanisë.

Marrja e biletës nga ana e lojtarit nënkupton pranimin dhe njohjen e rregullave të lojës: “EURO BEST”

Për çdo rast që nuk është parashikuar në këtë Rregullore, Kompania ka të drejtën të vendosë rast   pas rasti duke u impenjuar të ndjekë kriteret e paanësisë dhe mirëkuptimit.

Ndeshjet më të luajtura:
 

1. 1000 Arsenal--Liverpoo

2. 3001 Roma--Genoa

3. 3101 Bologna--Modena

4. 3002 Milan--Cagliari

5. 2004 Schalke--Rostock

6. 5208 Lens--Metz

7. 1001 Aston Vi--Bolton

   
  Gazeta
EuroBest

më tepër
 
© EuroBest 2003-2005   

Adresa:
    Rr. Barikadave,afer bankes
                   Italo-Shqiptare. nr. 11   
Tel:
            +355 (0)4 260 666     
Email:
       info@eurobest.net     
Web:
         www.eurobest.net